"Mbaje mend çfarë do të bëj", mesazhet kërcënuese që i janë dërguar Lulzim Majës

12 Korrik 2023, 10:33Kronika TEMA

"Mbaje mend çfarë do të bëj", mesazhet

Llogaria e rrjetit social Facebook, ku u kërcënua Lulzim Maja është verifikuar. Ende nuk bëhet me dije se cili ka qenë personi që e ka kërcënua, por janë zbuluar mesazhet kërcënuese.

Disa nga mesazhet kanë përmbajtjen e mëposhtme:

Ta tregoj unë ty kur të takohemi nga afër, mbaje mend çfarë do të bëj.

“Ajo që ka ndodhur nuk është asgjë para asaj që do bëj”, janë disa nga mesazhet.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh.

Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. 

Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet.

Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre.

Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

2 Komente

  1. T
    T

    Po nuk zen mend kafshet enveri ja dinte ktyre malokve ,ziheshin kush ta kishte lopaten me te madhe ne ate kohe .tani jane ber trima o rrace primitive .

    Përgjigjjuni
    1. I
      I juaj Saliu i sheqeres

      Me vjen keq per viktimat,njerzit nese kane probleme per vec policis mund ankohen ne gjykat e prokurori,por nese marrin armet e shkojne Tek bisnesi i tjetrit,nuk ashte mire dhe e dyta pas ngjarjes ky fisi dekleroj se do bajne namin,pse ankohen kur shesin pordhe

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje