Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati: Masa "arrest me burg" duhet të jetë alternativa e fundit!

9 Prill 2026, 14:50Kronika TEMA
Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati: Masa "arrest me burg"

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën për 4 orë për shqyrtimin e ndryshimit të praktikës gjyqësore për vendosjen e masës së arrestit në burg.

Avokati Luan Hasneziri ka dhënë qëndrimin e tij, i cili ka theksuar se praktika e aplikimit "arrest me burg" duhet të ndryshojë.

Sipas avokatit, "arresti me burg" duhet të jetë vetëm masa e fundit, kur çdo masë tjetër alternative është e papërshtatshme.

“Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Kjo klauzolë ligjore tregon qartë kushtet kur vendoset kjo masë. Masa e’ arrestit në burg’ sipas ligjit duhet të jetë alternativa e fundit. Praktika e aplikimit vetëm në arrest në burg duhet të ndryshojë. Llogarisni një intelektual që dyshohet për një vepër e mbyll jetën në masë arresti në burg. Përse vetëm arrest në burg?”, tha ai.

2 Komente

  1. K
    K

    Nuk e kan fajin ligjet,po grupi I zjarrit berishist ne Spak-Gjkko qe I mbushen burgjet me zyrtatar socialist,e filluan me arken e sardeleve. Vetem Saliu dhe dhendri I tij jan jasht burgu.

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Nuk mund te kemi drejtesi me rrugec ordiner si Olsi Dado,qe ka hyre ne sistem ne shkelje te ligjit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje