Është mbyllur përfundimisht burgu i grave ‘Ali Demi’.
Gjatë ditës së sotme po transportohen nga policia e burgjeve, 30 të paraburgosurat e fundit që do të mbahen në burgun e Pojskës, Pogradec.
Në fillim të kësaj jave u transferuan gratë me status të burgosura dhe sot të gjitha të paraburgosurat.
Burgu Ali Demi në Tiranë pritet të kthehet në një burg gjysmë të hapur ku do të mbahen të burgosurit me gjysmë liri, pra ata shtetas të dënuar që shkojnë në burg vetëm natën kurse ditën punojnë ose do ndjekin një shkollë.
Paska burg te quajtur "Ali Demi"? Apo eshte gazetari debil qe nuk di çfare shkruan? Po burgu i burrave si quiet? "Qazim Mulleti" apo "Azem Hajdari"? Trap zalli.
Paskemi edhe tè burgosur "party time"!!!!!. Eh tè menderossha demokracinē!!!!!