
Një 35-vjeçar, i cili shkoi në banesën e një të moshuar për të vjedhur, është vrarë nga pronari. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 20:50, në fshatin Hinka në komunën e Zicës në Janinë.
35-vjeçari kishte mbuluar fytyrën dhe ishte i pajisur me një shufër metalike në momentin që ka hyrë në banesën e 71-vjeçarit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, pronari i banesës dhe hajduti u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.
Pronari i kërkoj 35-vjeçarit të largohej nga banesa, por pasi ky i fundit refuzoi, i moshuari e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në moment.
Autoritetet greke janë duke hetuar rastin, ndërkohë 71-vjeçari është arrestuar.
.. ne pidh te motrave shkofshin.
I lumt dora qe e ka vrare hajdutin. Pronari paska qene i zoti,trim. Bravo. Ka mbrojtur pronen dhe jeten e tij. Gjykata nuk ka pse ta denoi. Eshte i pafajshem.