“Më preu rrugën një dhelpër” - 45-vjeçarja me motoçikletë në Fier përfundon në kanal

13 Shtator 2025, 21:40Kronika TEMA
“Më preu rrugën një dhelpër” -

Një aksident ka ndodhur në aksin rural Fier–Shegan–Pushimi i Shoferit, ku një 45-vjeçare ka dalë nga rruga me motoçikletën që drejtonte.

E plagosura, shtetasja M.D., banuese në fshatin Toshkëz, po kthehej nga puna kur humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua, duke marrë dëmtime të shumta në kokë dhe trup.

Ajo është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas Policisë Rrugore, 45-vjeçarja nuk kishte vendosur maskë mbrojtëse, gjë që ka rënduar gjendjen e saj shëndetësore. Gjatë dëshmisë, ajo ka deklaruar se humbi kontrollin pasi një dhelpër i kishte dalë papritur përpara në rrugë. 

1 Komente

  1. A
    Asd

    E vertete maska do ja kishte mbrojtur koken dhe corapet e gjata kycet dhe gjunjet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje