Ragip Gila izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë

13 Shtator 2025, 20:20Kronika TEMA
Ragip Gila izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë.

Bëhet me dije se Gila po mbahet në qeli të vecantë për momentin për arsye sigurie.

Gila u arrestua pak pasi kreu krimin, ku ekzekutoi dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. 

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç.

Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç.

 

1 Komente

  1. D
    Degojeni ne nje qeli me

    Te fortin e Pazarit te Ri Vojo Kushin .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje