Prokurorët “rrëzojnë” policinë, parkimet dysh nuk janë vepër penale

13 Shtator 2025, 15:45Kronika TEMA
Prokurorët “rrëzojnë” policinë, parkimet dysh

Referimet e para të Policisë së Shtetit, për parkimet dysh si vepër penale po rrëzohen nga prokuroritë.

Prokurorët mesa duket nuk bien dakord me qasjen se një parkim dysh duhet të ndiqet edhe penalisht krahas masës administrative ndaj drejtuesit të automjetit.

Prokuroria e Sarandës i tha "Euronews Albania" se për dy shtetas të kallëzuar nga policia për “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, është vendosur mosfillimi i procedimit, përfshi rastin ku u pengua kalimi i një autobuzi me turistë.

Prokuroria e Vlorës është ende në fazën e verifikimit për rastin kur nga parkimi i gabuar, u bllokua kalimi i një mjeti zjarrfikës në Himarë.

Në Prokuroritë Tiranë dhe në Lezhë kanë mbërritur 70 referime të policisë por zyrtarisht bëhet me dije se ende prokurorët nuk kanë disponuar me vendimmarrje për mosfillim apo regjistrim procedimi.

Pak javë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, urdhëroi vartësit që drejtuesit e automjeteve që bëhen pengesë për qarkullimin , të referohen në prokurori për nenin 293 të Kodit Penal.

Mbi 100 shoferë deri më tani janë kallëzuar në Prokurori krahas masës administrative prej 20 mijë lekësh.

5 Komente

  1. E
    Emigranti

    ore akoma nuk e kuptuar prokurorine e koruptuar??? edhe ta beni ligjin rrugacet milionere,e zyrtare prape nuk pyesin. Ka vetem nje zgjidhje , se pari : qeroni policet e koruptuar se dyti: mos vini gjoba nga 12-20-30 mije leke te vjetra, ata nuk pjerdhin per aq leke , filloni me gjoba 100 mije , gjoba e dyte 300 -400mije , edhe ngrini piket e siguracionit edhe e katerta i hiqni patenten ,qe te kruajne hundet gjithe diten edhe ato para ,dollare apo Euro qe kane ti fusin ne bythe!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bruno

      Ore vella, ne asnje shtet te Europes nuk i referohet rasti i parkimit dysh prokurorise a kupton? Nuk ka pse. Nqs duan drejtesi atehere te rrisin vleren montare te gjobave ose te heqin me shume pike nga patenta sic ke then drejt dhe ti. Ama nuk ka llogjike ta cosh tjetrin ne burg per kete gje. E para e punes sepse me kete trafik qe ka Shqiperia dhe sidomos Tirona dhe Durresi jo te gjithe kane mundesi ta gjejne vendin e parkimit dhe jo te gjithe jane super kriminela. Shumica jane persona qe kane ore te tera duke pritur jashte ose duke i dhen makines per me gjet naj mut vendi

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektese

        Emigrant. Respekte. Kjo që thua ti kerkon njerëz të ndershem, të perkushtuar, dhe me guxim. Ligjet krijohen nga Qeveria ose nga grupe punë dhe ratifikohen nga parlamenti. Ja, si thua ti, ka njerëz në tillë në qeveri, në opozitë, dhe ne parlament? Natyrisht që jo. Prandaj nuk realizohet ajo që thua ti, edhe pse ke njemije perqind të drejtë.

        Përgjigjjuni
      2. l
        lani...

        ky ram kari vetem burg burg di,, rrote kari shtet bananesh VK

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prokuroret

          parkojne Tresh.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje