Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin e të mërkurës, ku 13 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u lanë në arrest shtëpie, pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave. Ai shtoi se me projektin “Smart City” do të ndryshojë tërësisht siguria në shkolla.
“Siguria e shkollave dhe mbrojtja e të rinjve është një prioritet absolut dhe një betejë që nuk do ta ndalim në asnjë moment. Përgëzime Policisë së Shtetit për 17 masat e ekzekutuara në Durrës dhe goditjen e një rrjeti kriminal që tentonte të shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave”, shkroi ministri në një postim në rrjetet sociale.
“Me projektin “Smart City”, fillimisht në shkollat e Tiranës e më pas në të gjithë vendin, do të ndryshojmë tërësisht faqen e sigurisë në shkolla dhe në hapësirat publike përreth tyre, duke përdorur avantazhet teknologjike, monitorimin inteligjent dhe reagimin në kohë reale për çdo ngjarje”.
“Me projektin “Smart City”,në stilin e londrës apo atë kinez??më mirë kinezin se është më i lirë dhe na përshtatet më shumë!!ne si gaforre që jemi na pëlqen diktatura!!
Pse shsteti me "deshire" mer persiper inijsativa qe jo vetem nuk i ben dot, por edhe demtojne rolin e tij ne nje demokraci? ( cilido shtet ne bote edhe ne Shqiperi). Sepse ne kete menyre 1. Shteti ka me shume mundesi te vjedhe e pasuroj burokratet e shtetit ( cdo inisjative shoqerohetme fonde ka taksat e populit ) . 2. I jep shteti me shume fuqi te demtoj demokracine. ( sa me shume fuqi ka shteti me pak demokraci ka ne ate shtet) 3. E ben popullin te varur nga shteti ne vend qe shteti te jete i varur nga populli. ( Populli sheh nga shteti per cdo nevoje te tij, ne vend qe te punoj vete e te zgjidhe problemet si popull me te drejta e me pergjegjesi) . Nuk mund qe nje popull te kete vetem te drejta dhe aspak pergjegjesi. Ai qe ka pergjegjesine ka edhe te drejtat. ( Shteti)
Zotëri( fshatari), kur thua " pse shteti të marri përsipër sigurinë"... kush t'a marri( zëvendësojë)?! Kur thua " sa më shumë shtet,aq më pak demokraci"... ku e mbështet apo ku e ke dëgjuar apo parë se funksionon kështu siç thua ti ?! Mos ke ngatërruar gjë shtetin ligjor me shtetin funksional se nuk shpjegohet/sh ndryshe
1. Kush ta mari? Ti si qytetar. Ne rastin konkret perse JU ( populli, mesuesit, pensionistet, ata qe rine kafeneve tere diten,, ata qe shkruajne hartime ketu per shtetin dhe ndjenjen ndja viktimave) ) nuk dalin te shoqerojne femijet ne shkolle? Pse pret nga shteti te bej ate qe ju keni nevoje? Mos harro sa me shume ben shtei per ju aq me pak te drejta keni ju se vareni nga shteti. 2. Shteti dhe dmeokracia- Kam pare e lexuar kudo ne bote si funksionon. Kushtetuta Amerikane eshte shkrojtur jo ti jape te drejta e detyrime shtetit por ti kufizoj ato. ( Lexo pak me shume). Ne Evrope lirite e demokracite e njerezeve jane te kufizuara sepse shteti ka mar persiper shume detyrime pra edhe te drejta. ( Shiko lirine e fjales ne BE, shiko te drejtat e taksapaguesve te Angli) Shteti funksionon ne baze te ligjit. Kur funksioni e ligji nuk perputhen, do te thote se ose nuk ka shtet ( ka diktature) ose ligji eshte i keq. ( Komplet tjeter teme kjo )