Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj, alias Ivi Zyberaj, është ekstraduar këtë të shtunë nga Gjermania. 38 vjeçari ka qenë ndër ushtarët e bandës së Emiljano SHullazit dhe vite më parë, me urdhër të tij nga qelia, ka dhunuar bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani.
"Ai akuzohet se në vitin 2019, ka dhunuar dhe ka kanosur me armë zjarri, shtetasin Kristaq Prifti, bashkëshort i gjyqtares që gjykonte procesin me palë të përfshirë grupin kriminal ku bënte pjesë 38-vjeçari", njofton Policia.
Gjyqtarja Saida Dollani ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar dosjen “Shullazi” dhe nuk pranoi të largohej edhe pasi i dhunuan e kërcënuan me arme bashkëshortin Kristaq Prifti.
Pra, duke e ditur se nuk mund as ta blinte dhe as ta largonte Saida Dollanin nga dosja e tij, Emiljano Shullazi urdhëroi rrahjen e burrit të saj. Mirëpo, as kjo nuk e pengoi gjyqtaren të vazhdonte misionin për të dhënë drejtësi.
Vetë bashkëshorti i gjyqtares, Kristaq Prifti gjatë dëshmisë së dhënë në gjykatë në vitin 2019 tregoi kërcënimet që kishte marrë nga disa persona dhe se si ata i vendosën pistoletën në gojë.
“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha.
Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’.
Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të rënda”, ka dëshmuar atë kohë bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollani.
Njoftimi i policisë:
Ekstradohet nga Gjermania, një 38-vjeçar që në vitin 2019, dhunoi dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshortin e gjyqtares së ngarkuar për procesin kundër grupit kriminal ku bënte pjesë.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me homologët në Gjermani, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, F. B. alias F. Z., 38 vjeç.
Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi F. B. alias F. Z. akuzohet se në vitin 2019, ka dhunuar dhe ka kanosur me armë zjarri, shtetasin K. P., bashkëshort i gjyqtares që gjykonte procesin me palë të përfshirë grupin kriminal ku bënte pjesë 38-vjeçari.
Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Rrealitet tourkoshqipfoles m'Albaniston..... allah uakbar
Kronik t fortesh. Mero ça Jan kto lajme mor ??? Akoma me t fort mer? Po kush ja qiu robt ktyre
Denojeni ate qen me burgim te perjetshem. Te rrij ne burg se atje e ka vendin dhe te haj njehere ne dite makarona pa salce. Te haj spinaq pa kripe.
Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com
U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin e kriptomonedhave tuaja. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]
Rraseni nja 20 vjet burg gangsteri kur te dali 70 vjec te bej prap si gango.
O ti 19-ta , që ta dish ti ene shum të tjerë ktu e tmos flisni shum nëpër komente. Ky tipi që thua ti apo disa të tjerë si A.L,M.H
JU TË NDERUAR GAZETAR A E DINI QË EMRI I BUKUR USHTAR ÇFAR PERSONIFIKON NË FAKT? MË FALNI POR JAM I DETYRUAR TUA SHPIEGOJ QË AI PËRFAQËSON DJALIN (APO SOT E VAJZËN)NËN UNIFORMËN USHFARAKE NË SHËRBIM TË AFDHEUT. PRA TË NDERUAR NUK MUND TË VËSH PARALELE MIDIS USHTARIT DHE NJË RRUGAÇI KRIMINEL.
Dava plehrash,,,Bonin qef se skishte drejtesi,,kishte pushta si prokurori ndoja ku hanin pinin me kta gangot,,,hajde ta oysun bythen dot,,,kur do shteti ta fut nga by,dhe ta nxjerr nga goja,,,kape fute mrena kte lepurushin,,,
25 vjet burg, te dali sa ti vije mosha e pensionit.
Bravo ksaj gjyqtares, njerez te tille i duhen vendit.