Ardi Gjuzi dhe bashkëshortja e tij kanë rënë në prangat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pasi kanë mashtruar klientët me rezervimin e pushimeve. Përfitimi i paligjshëm në dëm të qytetarëve është përllogaritur 17 milionë lekë.
Newsbomb.al mëson se Ardi Gjuzi, administrator i agjencisë turistike "Sunny Travel Albania", është mbajtur në qeli me vendim të prokurorit, kurse bashkëshortja e tij E. Gj., 51 vjeçe është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet.
Grupi hetimor ka zbuluar se 63 vjeçari kryente vetëm pagesat e udhëtimit ndërsa pagesat e rezervimit të hoteleve nuk i bënte, duke mashtruar qytetarët.
Në një rast një familje që kishte udhëtuar drejt Francës, ka kuptuar që hoteli nuk ishte rezervuar edhe pse e kishin bërë pagesën në agjencinë turistike. Kanë qenë rreth 20 qytetarë që kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi dhe kishin ngelur rrugëve pa hotel të rezervuar dhe të papaguar.
Madje pasi u bë publik rasti nga Policia e Tiranës, në Komisariat kanë shkuar për të bërë denoncim edhe qytetarë të tjerë. Kur është pyetur nga grupi hetimor, pronari i agjencisë Ardi Gjuzi ka thënë se ka mashtruar klientët sepse ishte në krizë financiare dhe në prag falimentimi.
Zorraxhi! nuk hyn burri ne burg per 17 000 euro!
Kur shteti behet pale me hajdutet , qytetari eshte i pambrojtur. Prandaj edhe njerezit shkojne ne vetegjyqesi ,pavaresisht se nuk jam pro kesaj. Nje subjekt tregtar i njohur , kishte disa vite qe operonte jashte sistemit legal te faturimit te faturave ,duke e demtuar shtetin me rreth 3 milione euro , dhe vazhdon aktivitetin , pa prere fature tatimore ,edhe pas kesaj. Ky eshte shteti qe duhet te mbroje biznesin e ndershem ,te cilit i ka vene thiken ne fyt me taksa? Keta individe qe sfidojne shtetin , i cili duhet te mbroje qytetaret ,duhet te pergjigjen per krimet qe bejne ,dhe jo te perkedhelen.
Secili Qytetare si Rezervimet ne Hotele apo dhe blerjen e Biletave per te fluturuar apo te Biletat e Autobuzave ! secili mund ti bleje vete ne Internet direkt ! Blerja e Biletave apo e Rezervimeve tek Anxhesite eshte vetem harxhim kohe dhe pagesat Taksat qe i paguan ne vend ti mashe per vete dhe Familien..