Moti i keq/ Kamioni rrëshket në aksin Strugë-Qafë Thanë, bllokohet rruga

6 Prill 2025, 22:47Kronika TEMA
Moti i keq/ Kamioni rrëshket në aksin Strugë-Qafë

Nisur nga situata e motit me reshje dëbore në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të gjitha në terren për të orientuar e ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për shkak edhe të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Lini një Përgjigje