“Na kishte 70 mijë euro borxh”- Zbardhet dëshmia e 3 vlonjatëve që morën peng kosovarin

12 Dhjetor 2025, 11:35Kronika TEMA
“Na kishte 70 mijë euro borxh”- Zbardhet dëshmia e 3

Një ngjarje e rëndë u zbulua ditën e djeshme, ku një shtetas nga Kosova është mbajtur peng për disa ditë nga disa persona në qytetin e Vlorës. Policia pasi arriti ta lironte shtetasin nga Kosova, arrestoi 3 prej të dyshuarve për pengmarrje.

Por në dëshminë e tyre në komisariatin e Vlorës të tre të akuzuarit për pengmarrje nuk e pranojnë akuzën.

Sipas tyre, ata nuk e kanë marrë peng shtetasin nga Kosova. Ata tregojnë se ky shtetas i ka marr borxh një shumë prej 70 mijë eurosh.

Po ashtu ata thonë e kanë mbajtur shtetasin nga Kosova, duke i kërkuar që t’i kthejë borxhin, shkruan A2.

Dyshohet se borxhi ishte për çështje droge. Shtetasi nga Kosova sipas autorëve ka dal garand se do të dërgonte një dërgesë jashtë vendit me vlerë 70 mijë euro. 

Gjithashtu dyshohet se autorët i kanë dhënë drogën, ai e ka çuar jashtë shtetit dhe nuk i ka kthyer më pas lekët. 

1 Komente

  1. H
    Haaa koqevari

    Haaa koqevari ...... Shoku po bere bizness me shqiptaret ose tregohu i ndershem ose mos e beje se te iken koka

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje