Ish-prokurori: Gara ishte e vështirë! Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin

11 Dhjetor 2025, 21:10Kronika TEMA
Ish-prokurori: Gara ishte e vështirë! Braho do të ketë

Ish prokurori Ervin Karanxha komentoi për ‘Real Story’ zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Karanxha tha se ishte një garë e vështirë pasi të katërt kandidatët ishin në të njëjtin nivel. Sipas tij, Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra ku përfshihet dhe 21 janari.

Karanxha tha se Braho do të jetë ‘i ftohtë’ sa i takon çështjes më të nxehtë të drejtësisë, atë të vrasjes së katër protestuesve në bulevard.

” Është një person që ka mbaruar Magjistraturën, dhe kjo është pozitive. Duhet të kemi parasysh që të katër kandidatët, nga pikëpamja formale, i plotësonin kriteret, përfshirë filtrin profesional dhe atë familjar.

Gara ka qenë e vështirë dhe edhe për KLP-në zgjedhja ka qenë sfiduese, por është bërë një përzgjedhje e duhur. Prokurori Braho do të shqyrtojë dosjet e vjetra; është e vërtetë që dosja e 21 janarit është një çështje e vjetër. Nuk është normale që dosjet e tilla të mbeten pa zgjidhur, ndaj prokuroria duhet t’i përfundojë. Mendoj se këto dosje do të jenë prioritare, dhe për 21 janarin Braho pritet të jetë i paanshëm dhe i ftohtë profesionalisht.”

1 Komente

  1. y
    yony

    O vini cari kush te paguan ty te besh zhurmuesin ne studio salehi me ato idiotizma injorante qe flisje ti jo blloku e jo fletorja turp per ty dhe per ato qe jane firmos dipllomen tende si jurist ok. Ben mire mos ha shume neoer studio se nuk ha dreke ne shtepi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje