Braho, rregull pas kaosit/ Drejtuesi i ri i SPAK premton qëndrueshmërinë e institucionit

11 Dhjetor 2025, 19:40Kronika TEMA
Braho, rregull pas kaosit/ Drejtuesi i ri i SPAK premton

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho prezantoi në KLP vizionin e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Braho tha se do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Para anëtarëve të KLP, Braho tha se do të fokusohet në organizimin e institucionit me qëllim mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve.

Braho tha se duhet të merren masat e nevojshme për krijimin e një njësie taktike, që për çështje të caktuara BKH ta realizojë vetë ekzekutimin e masave të sigurisë, pa Policinë e Shtetit.

Klodian Braho foli në lidhje me fenomenin e qarkullimit të dosjeve në media duke thënë se do të ketë hetim penal për nxjerrje sekreti hetimor.

Gjate pyetjeve nga anëtarët e KLP-së Braho u vu para dy zgjedhjeve. Ai u pyet nëse do të zgjidhte stabilitetin e vendit apo vënien në vend të drejtësisë teksa hetonte një çështje.

Ajo çka ra ne sy ishte fakti që tashmë kreu i ri i SPAK tha se kanë nisur hetime për prokurorë ndersa u pyet dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me sekuestrimet e aparateve celulare.  / abcnews.al /

1 Komente

  1. N
    Nesti Angoni i PD

    SPAK tregoje qe eshte institution i drejtuar nga Bufi , teatri qe bene Bufi para deres se SPAK eshte Vrenozet.......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje