Zgjedhja e Klodian Brahos, si votuan anëtarët e KLP-së për kreun e ri të SPAK?

11 Dhjetor 2025, 17:01Kronika TEMA
Zgjedhja e Klodian Brahos, si votuan anëtarët e KLP-së për

Këshilli i Lartë i Prokurorisë finalizoi sot garën për kreun e ri të SPAK duke i dhënë shtatë vota pro, Klodjan Brahos, i cili u shpall fitues mes katër kandidatëve. Procesi u zhvillua pas intervistave publike, ku secili prej prokurorëve të posaçëm prezantuan vizionin dhe programin e tyre për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Megjithatë gjatë seancës disa anëtarë të KLP-së vlerësuan prezantimin e Brahos, por jo të gjithë prej tyre ia dhanë votën. Më i spikaturi ishte anëtari Erjon Fejzullah, i cili gjatë intervistimit e vuri në dukje se sa interesant ishte paraqitur kandidati, por në momentin e votimit zgjodhi të mbështeste Elvin Gogajn, duke qenë i vetmi që votoi për të.

Ndërkohë, anëtarja tjetër e KLP-së, Arta Mandro, e cila mëngjesin e sotëm gjatë shpalosjes së platformës nga Adnan Xholi u përfshi në një episod humori me këtë të fundit.

Ajo e pyeti nëse do të kishte “mbështetjen” e Xholit nëse vota e saj do të shkonte për të, ndërkohë që ky i fundit iu përgjigj që para ligjit të gjithë janë të barabartë por që e vetmja “favorizim” që do të kishte ishte një kafe në SPAK.

Por, mesa duket kjo “kafe” nuk “i ka mbushur mendjen” anëtares e cila ka vendosur që votën e saj ta çojë si shumica e anëtarëve, për Klodjan Brahon.

Si votuan anëtarët:

Sokol Stojani votoi për Adnan Xholin 

Mojsi Duda votoi për Klodjan Brahon 

Olger Eminaj votoi për Klodjan Brahon

Erind Mërkuri votoi për Adnan Xholin

Mirela Bogdani votoi për Klodjan Brahon

Vatë Staka votoi për Adnan Xholin 

Ledina Riza votoi për Klodjan Brahon

Erind Gërmenji votoi për Klodjan Brahon

Zeqir Hoda votoi për Klodjan Brahon

Arta Mandro voti për Klodjan Brahon

Erjon Fezullah votoi për Elvin Gogaj

3 Komente

  1. F
    Festim çifligu

    Ha ha ha ha ha ha o Debili ler sa klas shkoll ke ? ? ? Apo ta ka ble mami dipllomēn te dashnori.

    Përgjigjjuni
    1. b
      blendi ...ziu

      Amos qe Braho qe kerkoi pergjimin e gjyqtarit te Kushtetueses ?!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje