Klodian Braho është i fundit në garë për kreun e SPAK, duke prezantuar platformën dhe vizionin e tij për drejtimin e institucionit.
“Sa i përket vizionit sqaroj që ky kandidim për drejtimin e SPAK është angazhim kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e SPAK, ndërtimin e një strukture model e aftë dhe e përgatitur për sfidat e reja të krimit të organizuar dhe korrupsionit duke ofruar rezultate të matshme duke respektuar standardet ndërkombëtare të drejtësisë për të fituar besimin e qytetarëve dhe respektin e tyre si dhe të institucioneve në Shqipëri dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Braho.
Braho citoi edhe kornizën strategjike të SPAK dhe se do të çojë në zbatim ato dokumente.
“SPAK ka një kornizë të miratuar. Plani Strategjik 2024-2027, strartegjia e komunikimit dhe strategji për trajtimin e çështjeve të mbajtura. Do ndërmarr masat për vënien në zbatim të këtyre tre dokumenteve që janë dokumente të mirëmenduar dhe mirëdiskutuara edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtare.
Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale së pari në cilësinë e drejtuesit të SPAK, do të garantoj zbatimin e parimit të barazisë para ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin. SPAK do vazhdojë të ushtrojë të drejtën penale, të ngrejë akuza të bazuara në ligj dhe në prova ndaj cilitdo që ka kryer veprën penale pavarësisht pozitës së tyre”, tha Braho.
Urime,por po vazhdove te ledhatosh Saliun si Dumani harram rrogen sa dyfishi i presidentit te republikes.
Ja dhe Dumani iku po tani? Tre vjet Saliut Dumani i erdhi anas perqark,po pa e trazuar,po ky Bravo cfar do bej? Apo avazin e mukjes
Leri menjane visionet dhe na thuaj a do i cosh ne fund ceshtjet e tmerrshme te krimeve te mafiozit non grata, apo do vazhdosh zvarritjet me stilin e Dumanit?
Kjo Pune me duket si ajo,hiqja Lenes verja Prenes,po njesoj,Saliu monument kulture