Probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokuroren e Elbasanit, Rajmonda Berisha

11 Dhjetor 2025, 19:50Kronika TEMA
Probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 40/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 780, datë 03.07.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 780, datë 03.07.2024, që i përket subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi).

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 11.12.2025, në Tiranë”,- thuhet në njoftim.

2 Komente

  1. 0
    0

    Kata kanë vënë pasuri për 7 breza. Konfiskojani, jo vetëm i shkarkoni dhe prapë të tjerët vazhdojnë këtë rruge

    Përgjigjjuni
    1. d
      daj ceni

      Berisha mbiemri , po , shume e zgjatur ne drejtesi ok duke i sherbyer salehit dhe shqupit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje