Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve në Lezhë, Laç, Mirditë, Kukës e Kavajë

21 Mars 2023, 11:01Kronika TEMA

Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve

Lëvizje shefash në disa komisariate në vend në Policinë e Shtetit.

Mësohet se në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn, që merr detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka, në Mirditë Paulin Çupi, ndërsa në Laç Dritan Meta.

Ndryshim ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët specialist në Drejtori të Përgjithshme.

 

1 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    Bravo Rrumbullaku, po e bën policinë rrumbullak.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje