Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm Ilir Porda, kanë ndodhur disa ndryshime në Policinë e Tiranës, por dhe në Shkodër e Kukës.
Burime për gazetaren e Top Channel Dorjana Bezat bëjnë me dije se Idriz Daulle, nga zëvendës drejtor i rendit në DVP Tiranë emërohet shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
Ndërkohë Besmir Qebini nga shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Bekim Lika, nga shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
Ermal Kenaçi emërohet shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
Feliks Hoda emërohet shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
Ervis Gjoshi, nga shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Robert Losha emërohet shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
Elton Shahini emërohet shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.
Lini një Përgjigje