Policia ka sqaruara situatën e agravuar në Theth, ku IKMT po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësirë publike.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër
Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:
Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.
Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.
Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.
Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
me zjarr dhe hekur tu pergjigjeni shkelesve te ligjit
Maloket e sales jan mesuar me shtet hajdutesh dhe anarshi nuk e din fare se kush quhet shtet.kujtojne se e kan te tyre malin lumin natyrën gjithcka se jan njerez primitive .mesojani ktyre se ca eshte shteti qe te ben ate qe se pandeh dhe te thyen dhembet .pse nuk u cuan ne kohen e xhaxhit kta injorant po shkonin punonin si qen plenash ne.kooperative .
Bjjeri malokut,,,erdhen ne Tiron e Durres,nuk lan pllemb toke pa' zon,tashti u kthyen prap nga erdhen per te zon toka te tjera,,,vetem dajaku i qeteson kta shpellaret,,,dhe xhaxhi e kuptoj mire,