Ndryshimet në Kodin Rrugor: S'mund të ngasësh një makinë të shpejtë pa bërë dy vjet stazh pasi të marrësh patentën

17 Mars 2023, 16:10Kronika TEMA

Ndryshimet në Kodin Rrugor: S'mund të ngasësh një

Ky është një nga ndryshimet e Kodit Rrugor që u miratua nga ligjvënësit në parlament.

“Është një punë e mire duke kufizuar adrenalinën e grupmoshës së re. duke marrë një mjet me fuqi të vogël motorike detyrimisht ata nuk do të ecin dot me shpejtësi të lartë. Në këtë këndvështrim më vjen mirë që arritëm të bëjmë një përafrim ashtu siç e ka bashkimi europian”- shprehet Artur Sulçe, ekspert i aksidenteve rrugore.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me afatet e rinovimit të patentës, nga 10 vite që është aktualisht,  në 15 vite deri në moshën 70 vjeç. Edhe për lejet e drejtimit profesionale afatet e rinovimit do të jenë çdo 5 vite deri në moshën 70 vjeç, e jo më deri në 65 vjeç.

Po ashtu sipas ndryshimeve të miratuara do të zgjatet e drejta për ushtrimin e profesionit të Instruktorit të Autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që është.

Për qytetarët që u është anuluar leja e drejtimi shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin atë pa testim, edhe nëse patenta e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

Propozimet për ndryshimet në kodin rrugor u miratuan më 102 vota në parlament nga të majtët e të djathtët.

Lini një Përgjigje