
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Eagle”.
Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Lord Bajron”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Lulzim Spahija, 27 vjeç, banues në Lushnje. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Spahija ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Vrasja” kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me Kristi Bixhekun, 26 vjeç, banues në Lushnje (i arrestuar më parë), në Korçë, më datë 13.06.2021, kanë goditur me sende të forta në kokë Fridman Xhaferrajn, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Gjithashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka lëshuar urdhër ndalimi për 27-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Lini një Përgjigje