
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri tha sot në Kuvend se harta e re gjyqësore ka respektuar rekomandimet e Kuvendit Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvend ku u diskutua raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjiknuri tha se harta e re ka më shumë anë pozitive se anë negative.
“Rregullimi i hartës, rishpërndarja e gjyqtarëve të cilët do të menaxhojmë fluksin do të sjellë më shumë eficencë, m ë shumë llogaridhënie, më shumë standardizim. Standardizimi e bën më të thjeshtë dhe për palët për të kuptuar le të themi integritetin e procesit gjyqësor dhe mbi të gjitha do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut.
Pastaj çdo gjë tjetër patjetër ka balancë. Unë them se ju nuk keni bërë gjë tjetër përveçse keni zbatuar ligjin dhe e keni bërë atë në kohë. KLGJ e ka kryer misionin e saj Kushtetues, ka menaxhuar procese të vështira dhe rekomandimet e Kuvendit janë marrë parasysh dhe ajo që mbetet me interes është se si do të zbatohet harta e re gjyqësore, nëse do të rrijë te varianti final që besoj i tillë do jetë. Do kemi mundësi vitin tjetër për të parë dhe mënyrën se si u hartua”, tha Gjiknuri.
Ai nënvizoi se harta e re do t’i shërbejë reduktimit të çështjeve dhe menaxhimit të fluksit të konflikteve që dalin.
“Rregullim i hartës do të sjellë më shumë eficencë dhe do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Ka avantazhe dhe disavantazhe. Problemi është se cila është më e madhe. Në përfundim dua të them që KLGJ e ka kryer misionin e saj kushtetues. Rekomandimet e kuvendit janë marrë parasysh. E rëndësishme është si do miratohet harta e re gjyqësore nëse miratohet që me shumë mundësi do të ndodhë.
Ky proces ka ndodhur edhe në vitin 2007-2008 ku u bë një hartë pa asnjë lloj kriteri. Edhe atëherë në disa rrethe ka pasur kundërshtime. Këto histori kanë qenë gjithmonë nuk ndodh për herë të parë. Mund të ketë kosto ekstra për disa por duhet t’i vëmë gjërat në balancë”, tha Gjiknuri.
O miku inë Gjiknuri ! Në apel përplasen hallexhinjtë në përgjithesi ,dhe sidomos pronarët të cilëve u ështe mohuar e drejta te cilët kanë vite qe çresin ,ndersa po të bëni një studim përgjithesues do te shikoni se ish gjyqtaret gjynaqarë problemet e pronave te ofiqarëve në pushtet dhe politikanëve nuk kanë probleme për apelin se i kanë kopsitur ndryshe qysh ne fillim ,bile kjo jo vetem për pronaret e tokava apo trashegimeve te tjera por edhe për çështje të tjera ,Shtetasit pa ofiqe dhe krahe të ngrohta në politike ata i kanë hallet ku i mban ngecur gjykimi i shkallës se pare ,shikoni raportin midis ankimueseve pothuajse në çdo sfere te konflikteve dhe konkludoni me këmbet ne tokë dhe mos bëni eksperimente me hallet e popullit Studjohet ,analizohet ,konkludohet dhe pastaj projektohet dhe zbatohet zgjidhja më e mirë dhe jo si thoni Ju ,përsëri eksperimente ...
Eh more Gjik - nuri ... shiko futi edhe nje tender tjeter 20 milion euro per kilometer me ndonje tjeter kompani fantazme dhe je ne rregull
"Harta e re do ti shërbejë reduktimit ë çështjeve" ...ta thot vetë çuni problematik me gojë Dmth nga Drejtësi e korruptuar po kalojmë në Drejtësi të mohuar që te dera Lum si ne për shokët e udhëheqjes