VIDEO/ Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë

4 Gusht 2025, 14:50Kronika TEMA
VIDEO/ Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës. 

Gjykata e Dibrës i kishte caktuar arrest me burg për ngacmim seksual.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit I.R., 56 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë.

Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale “Ngacmimi seksual”', njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

1 Komente

  1. P
    Pa emer

    Vareni pisin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje