Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

4 Gusht 2025, 13:28Kronika TEMA
Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin javor të kontrolleve në territorin e kryeqytetit.

Gjatë javës u proceduan penalisht 21 shoferë për parkim të gabuar në zona të ndaluara. Po ashtu, u bllokuan 60 automjete dhe u arrestuan/proceduan 45 persona për vepra të ndryshme penale.

Autoritetet paralajmërojnë kontrolle të vazhdueshme dhe pa tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo sjelljeje që cënon rendin, sigurinë dhe funksionimin normal të qarkullimit rrugor.

Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas:

– 21 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal, për parkim të gabuar në rrugë apo në korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët, korsitë e transportit publik dhe stacionet e autobusëve;

– 60 automjete janë bllokuar dhe tërhequr me mjet ngritës;

– 45 shtetas janë arrestuar/ proceduar për vepra të ndryshme penale.

Policia Rrugore do të vijojë me kontrolle intensive dhe pa asnjë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, me synimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të hapësirave publike, si një domosdoshmëri për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe garantimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.

1 Komente

  1. z
    zhaku i pamposhtur

    Ore shtet sharlatanesh i krijoni mundesine shofereve te gjejne vende parkimi dhe mos e gjeni zgjidhjen tek gjobat.ore jeni bere si hajduter rrini te fshehur mbas ferrave pa piken e turpit vetem e vetem si ta kapni tjetrin ne ndonje kundravajtje.kjo nuk eshte zgjidhje.shteti na I merr te gjitha taksat dhe eshte I detyruar te na siguroje rruge me standarte si dhe vende parkimi .ca eshte kjo met oder keshtu? Nuk ofroni asgje dhe doni te vilni gjoba.ne nuk po penalizihemi ne evrope per parkimet e vini ju e na penalizing ne maksimum.shikoni beni banjo neper autistrada se ngelen robt duke dhjere e shurrosur vend e pavend e thoni pastaj 'keshtu jane shqiptaret'...shtet qelbanik I edi rames dhe sali leshit..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje