Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e arrestimit të të shumëkërkuarit Flodian Plaku, i cili u kap nga Forcat Operacionale pas një periudhe të gjatë kërkimi.
Pamjet tregojnë policët të armatosur deri në dhëmbë, teksa eprori jep urdhrat përkatës, ndërsa dëgjohen edhe thirrjet “shpejt, shpejt, kape”.
Flodian Plaku, i njohur me mbiemrat Mamo dhe Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtja, më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë-Krujës.
Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë, 25 000 euro cash dhe 7 celularë. Sikurse duket nga videoja, në tavolinën ku po konsumonte drekë, Plaku kishte vendosur dy pistoleta.
Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Policia shqiptare eshte per tu admiruar, rrespekt
Eh mer Pole me rrufsh ket bole. Te perjetshem tani. Kriminela muti