VIDEO/ Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut: Kishte armë zjarri me fishek në fole! Gjatë ndërhyrjes u kap edhe Julian Aliaj

4 Gusht 2025, 10:23Kronika TEMA
VIDEO/ Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut: Kishte armë

Policia e Shtetit ka treguar këtë të hënë detaje të reja nga operacioni i arrestimit të Flodian Plakut, i cili u vu në pranga ditën e djeshme nga Forcat Operacionale të Vlorës, pas një kohe të gjatë në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës.

Në një konferencë të posaçme për shtyp, blutë bënë me dije se në momentin e kapjes "Pole Qorrit" i janë gjetur dhe sekuestruar 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash, krahas 2 amëve të zjarrit.

Gjithashtu, në raportimin e policisë u theksua se një nga armët të cilat iu gjet ishte me fishek në fole.

Së bashku me Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”. dje u arrestua dhe Julian Aliaj, alias Julian Pasho. Ky i fundit është arrestuar edhe në vitin 2019 në Itali për trafik droge, si anëtar i bandës kriminale të drejtuar nga Flodian Plaku, i cili po ashtu u arrestua asokohe për të njëjtin krim.

Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi e Itali, dhe ishte shpallur në kërkim pas masës "arrest në burg" lëshuar ndaj tij nën akuzë si një nga tre autorët e vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtja, në Larushk të Fushë-Krujës, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve.

Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.

Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentjan Bejtja, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqarajn - alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari - 41 vjeç, dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi e u larguan me një tjetër mjet.

Më 9 maj të këtij viti, Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e të dyshuarve për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

1 Komente

  1. b
    ben

    Kur lexon per keto lloj ngjarjesh, te vjen nostalgji per kohen e merhumit. Keta "trimat", xhaxhi i bente synet me thua, pastaj i varte mu ne mes te qytetit, ku ishin te "ftuar" me liste te gjithe qytetaret qe ti shikonin se ku do perfundoje nese beje "trimin" si keta sot.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje