E rëndë në Greqi: 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza

4 Gusht 2025, 13:10Kronika TEMA
E rëndë në Greqi: 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 55-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur ditën e sotme.

55-vjeçari ishte zhdukur që prej mëngjesit, por disa orë më vonë u gjet pa shenja jete në një rezervuar të ujërave të zeza në zonën Dafnes, Heraklion.

Mediat greke raportojnë se trupi i tij u nxor nga ekipet e shpëtimit.

Shkaqet e sakta të vdekjes po hetohen, ndërsa pritet një ekspertizë mjeko-ligjore që të hedhë dritë mbi rrethanat e tragjedisë.

 

Lini një Përgjigje