Nëna hodhi fëmijën në lumë, flet mjeku: Kolegët e bindën ta mbante, kishim frikë se do ta linte në maternitet

7 Janar 2023, 15:32Kronika TEMA

Nëna hodhi fëmijën në lumë, flet mjeku: Kolegët e

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna hodhi në lum fëmijën e saj.

Djali kishte ardhur në jetë me 30 Dhjetor dhe e reja e ka regjistruar në maternitetin e Shkodrës pa atësi. Nga të dhënat paraprake, Orjana Gremi nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor.

Mjeku Sajmir Selmanaj është shprehur se 32 vjeçarja është dërguar nga kolegët e punës në spital dhe se kanë qenë ata që e kanë bindur që të mos e lindte fëmijën në jetimore.

“Me datë 30 dhjetor 2022 është sjellë nga kolegët e punës në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku nuk ka treguar se cili është shqetësimi i saj deri në momentin e shpërthimit të ujërave.

Është sjellë në repartin e Gjinekologjisë dhe ka qenë e vetme. Që në momentin e parë, kemi pasur frikë se do ta linte fëmijën në maternitet.

Kemi njoftuar policinë dhe psikologun dhe gjatë gjithë kohës është asistuar nga psikologu. Lindja e saj ka qenë me datë 30 rreth orës 11.

Lindja e saj ka qenë normale dhe pa asnjë problem shëndetësor. 

Kanë ardhur kolegët e punës ku ajo ka punuar në një fabrikë këpucësh, të cilët i kanë sjellë dhurata dhe lekë dhe e kanë bindur që të mos e linte fëmijën në jetimore por ta mbante.

Me datë 4 ajo ka bërë daljen nga spital ku pasi ka kryer të gjitha procedurat ka marrë dhe çekun e bonusit të fëmijës të firmosur.  

Është larguar me taksi nga spitali dhe nga ai moment nuk dimë gjë më tepër. Dimë se nuk ka dashur të tregonte emrin e babait të fëmijës.

Ndërsa sa i përket gjendjes shëndetësore të saj dhe të foshnjës gjatë gjithë kohës ka qenë e mirë.“, ka thënë mjeku.

 

1 Komente

  1. C
    Cudia

    Kafshë!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje