Tronditëse në Shkodër, 32-vjeçarja hedh në lumin Kir foshnjën e saj, gjendet i vdekur

7 Janar 2023, 11:30Kronika TEMA

Tronditëse në Shkodër, 32-vjeçarja hedh në lumin Kir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar natën e kaluar në Shkodër. 

Një 32-vjeçare, ka hedhur në lumin Kir, foshnjën e saj, që është gjetur e pajetë nga policia. Bëhet fjalë për shtetasen Orjana Gremi, banuese në fshatin Myselim, e cila e kishte lindur foshnjën më 30 dhjetor.

Mësohet se 32-vjeçarja ishte e pamartuar dhe jetonte me dajën e saj.

"Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës" thuhet në njoftimin e Policisë.

32-vjeçarja Orjana Gremi është arrestuar nga Policia dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje