Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, ra në prangat e policisë disa ditë më parë, pasi dyshohet se është i përfshirë në një rrjet të strukturuar të trafikut të drogës.
Sipas hetimeve të bëra me dije deri më tani, Rraja së bashku me disa anëtarë të fisit të tij, përfshirë xhaxhain dhe kushërinjtë, kishin ngritur një skemë të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Turqisë.
Bëhet fjalë për një sasi prej 236 kilogramësh marijuanë, e cila u zbulua dhe u sekuestrua nga autoritetet turke në pikën kufitare të Kapikules më 26 janar, ndërsa shoferi i kamionit u arrestua dhe më pas u dënua nga drejtësia turke.
"Report TV" ka siguruar dosjen e SPAK, që goditi 3 grupe kriminale të trafikut të drogës, mes tyre edhe të fisit Rraja, që drejtohej nga Rexhep Rraja. Ky i fundit në bisedat me anëtarët e grupit njihej me dy pseudonime "XRI", "New Sky". Bujar Sefaj njihej si “Venecia”, Përparim Rraja si “Caca”, Sokol Qaja njihej si “Hermano” etj.
Pseudonimet e anëtarëve të grupit të Rexhep Rrajës:
Rexhep Rraja- "XRI", "New Sky"
Bujar Sefa (alias Xaka)- "venecia",
Agim Nina (alias Lorenc Selmani) -CSS
Jani Çavo "Rois"
Përparim Rraja "CACACA"
Gazmir Rraja- "Miri", "Mir111", "ÇOKU"
Aldo Gjini (alias Iamandi)-"Bjondi", "Lagje", "Bjondi ALBE"
Sokol Qaja -"HERMANO", "KRUSHK HERMANO"
Marvin Bushati - Xhimi, Xxxx, Marvini, Xhimi.maryi, Marv, Marv Scoter
Ndërkohë, dy anëtarë të grupit me pseudonimet "istanbul new" apo "vikings" ende nuk janë identifikuar nga SPAK.
Lini një Përgjigje