Njëri emigrant në Itali, tjetri martohej në shtator, detaje të reja nga aksidenti tragjik në Tiranë

22 Korrik 2023, 19:00Kronika TEMA
Njëri emigrant në Itali, tjetri martohej në shtator, detaje

Zbulohen detaje të reja nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku mbetën të vdekur dy të rinj.

Denis Çali dhe Brusild Gjyla janë dy të viktimat që humbën jetën nga aksidenti i rëndë në fshatin Fortuzaj.

Ata udhëtonin me një mjet tip “Range Rover” i cili doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. I pari që ndërroi jetë ishte Gjyla. Në mëngjes, ndërroi jetë në spital edhe 33-vjeçari, Denis Çali.

Mësohet se Çali kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Italia, ku jetonte dhe punonte si emigrant.

Historia është e dhimbshme për Brusild Gjylën, i cili priste të kurorëzonte dashurinë në martesë në muajin shtator.

Dyshohet se të rinjtë nuk e kanë njohur zonën, për shkak edhe të ndriçimit të paktë, kanë humbur drejtimin duke rënë në humnerë.

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes.....

    Dha doreheqje ministri i tras.rrugor!? Apo vari kkkkkkk.....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lala i Lushnjes

      Ngushëllime familjeve! Për të rinjtë:- Çuna ju ka lala xhan! Nuk ju shpëton marka e makinës, zbatoni rregullat e qarkullimit, nuk kemi rini për të humbur.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje