
Një operacion i përbashkët kundër mashtrimit online është ndërmarrë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Mësohet se prokuroria e Pordenones ka lëshuar 14 masa sigurie, ka denoncuar 61 persona si dhe janë urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri.
Banda përbëhet nga shtetas shqiptarë.Mësohet se 140 kallëzime janë bërë nga shtetas italianë ndërsa vlera e përfitimit përmes mashtrimit kap shifrën 4.7 milionë euro.
Operacioni është vijimi i operacionit të nisur në tetorin e vitit të kaluar ku përmes call centerave mashtroheshin qytetarët italianë të investonin fillimisht në shuma të vogla dhe më pas në shuma të mëdha, deklaroi prokurori Eneid Nakuçi tani në konferencë me gazetarët.
Gjatë 42,000 përgjimeve të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se paratë pastroheshin në vendet e BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën, Gjermaninë dhe ishin konvertuar në kriptovaluta, shkruan ANSA.
YES YES
Ala ne detyre eshte ky Nakuçi qe ka dal ne pergjimet italiane te grupit Habilaj te droges te Saimir Tahirit. Çudi osh kjo shqipnia. Nje prokuror qi se lun topi. Ky ka dhe dosjen Ilir Beqaj qi e mba peng per me e falu.