Operacioni i policisë dhe SPAK, Balla: Pasqyrë e qartë e vullnetit për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij

27 Korrik 2023, 09:22Kronika TEMA

Operacioni i policisë dhe SPAK, Balla: Pasqyrë e qartë e

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin organizuar gjatë  mbrëmjes së djeshme të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit si edhe prokurorë të implikuar me krimin.

Përmes një postimi në Facebook, Balla deklaron se ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu Balla ka përgëzuar drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë natës së sotme Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar, rezultat konkret i bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme, të cilën e falenderoj për bashkëpunimin dhe besimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të implikuar me krimin.

Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Gjithashtu shpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizmit të shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Faleminderit të gjithëve dhe vetëm përpara!

2 Komente

  1. S
    SPAK

    Tualet Palla dhe Tojota!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      QYTERI I ZBRITUR NGA MALI

      BASHKEFSHATARI I BALLES "Ujku-ujku por cakalli ben kerdine" thote nje fjale e urte popullore.KTHENI ndonjehere SYTE nga ADMINISTRATA LOKALE pasi po ja nxijne jeten qytetareve dhe po NUK DHE RYSHFET nuk ta japin ate qe te takon POR TE NXJERIN 100 PRETENDIME derisa te DETYROHESH te PAGUSH nendore qe te maresh sherbimin e merituar BENI NJE INSPEKTIM ne bashkine e TIRANES dhe shikoni dosjet e qytetareve te thjeshte (jo te biznesmeneve) se sa muaj dhe vite presin per nje leje catie, apo gjithcka tjeter qe sipas ligjit jepet per5-15 dite

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje