"Opozita gaboi, ja si duhet të kishte vepruar"

19 Shtator 2025, 09:26Politika TEMA
"Opozita gaboi, ja si duhet të kishte vepruar"

Botuesi dhe ish-deputeti Nikollë Lesi ka analizuar situatën politike në vend në Euronews Albania, ku ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si po vepron opozita, sidomos në përballjen me prezantimin e programit të qeverisë së re.

Sipas Lesit, opozita ka gabuar që në momentin kur zgjodhi të ndërhynte gjatë fjalës së kryeministrit dhe më pas të tentonte shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

“Nuk ka ndodhur që kur kryeministri prezanton programin e qeverisë së re, të kundërshtohet në këtë mënyrë siç bëri opozita. Unë kam qenë deputet dhe kur fliste Sali Berisha kur ishte kryeministër, nuk pipëtinte as opozita kur fliste për programin e qeverisë së re. Ka pasur debate, ironi por kategorikisht nuk ndërhyej. Opozita gaboi”, tha ai.

Lesi u ndal dhe tek pritshmëritë që kishte nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, pas fjalës së Sali Berishës. Sipas tij, pritej një vendim i madh për të nisur një protestë masive, por në vend të kësaj, doli një kërkesë për shkarkimin e Peleshit dhe përsëritjen e seancës.

1 Komente

  1. s
    sokrat

    O Nikoll, atyre ju ka ikur truri dhe nuk dijne se cfare te bejne! Shkaterrimi, djegja, dhuna, vulgariteti, jane armet qe ka perdorur dhe di te perdore PD. Keto nuk na cojne ne BE. Jane bere qesharake dhe te neveritshem. Nese PD do te mbijetoje dhe te behet e dobishme per vendin duhet te riorganizohet, te ndryshoje strategji, dhe format e menyrat e komunikimit. Debati racional, argumentet, alternativat e dobishme per vendin, pozitiviteti ne te gjithe aktivitetet politike, diplomacia paqesore, atdhetarizmi ne cdo hap, jane disa nga rruget qe duhen ndjekur ne kete situate. Jo ti bejne fresk PS, por te ndihmojne vendin te perparoje drejt BE! Keshtu do tju rritet edhe reputacioni si force politike. Perndryshe edhe per 2 mandate te tjera jane ne opozite.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje