Bushati ia thotë troç Këlliçit: Ju qofshi që shkoni në Parlament ku ju tallin, mos keni hallin e rrogës?!

19 Shtator 2025, 08:29Politika TEMA
Bushati ia thotë troç Këlliçit: Ju qofshi që shkoni

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u pyet se çfarë do të bëjë opozita përballë shumicës në Parlament, duke u nisur nga dështimi i seancës së sotme të Kuvendit për prezantimin e qeverisë dhe të programit të saj. Ndërsa Këllici e cilësoi precedent të keq prezantimin e një roboti si Diella, për të bërë prokurorimet e vendit, analisti Andi Bushati deklaroi se opozita shkon atje për të marrë rrogën e deputetit, ndryshe nuk do të pranonin talljen dhe dhunën. 

Këlliçi: Ne kaq kemi në dorë, të bëjmë opozitë, të flasim për korrupsionin, të bëjmë oponencën, të mos lejojmë talljen. Po lejove Diellën si normalitet, ajo vjen e të voton, mba 3 muajsh të bëhen anëtarë të tjerë të kabinetit të Diellës, mbas një viti Rama të fut të tjerë deputetë me inteligjencë artificiale, pas një mandati kërkon edhe opozitën me inteligjencë artificial. Pra po i japim karta bianca Ramës që të shkatërrojë vendin. Ia ka lënë vendin në dorë një roboti që gradohet nga qeveria.

Robotin që do të menaxhojë prokurimet e gradon qeveria, e gradon Edi Rama. Ai thotë është ok të vidhen 1 miliard euro këtëe vit nga buxheti mund t’i vjedhë inteligjenca dhe s’mban përgjegjësi se e ka bërë inteligjenca.

Këtu jemi para një skenari korrupsioni galopant korrupsioni ku për herë të parë do të kesh justifikim inteligjencën artificiale.

Unë ju falënderoj se ju jeni ndër të paktat emisione që keni folur pa fund për çështjen e inceneratorëve p.sh. që u harrua, zoti Rakipi.

Rakipi: Jo vetëm inceneratorët. Sot në pjesën e dytë kam Kurumin, që edhe kjo harrohet se keni qenë edhe ju edhe socialistët. Bankersi që ka qenë edhe te ju edhe te këta.

Këlliçi: Nëse ju flisni që ne të shkojmë dhe të sillemi në gjendje normale, kjo nuk mund të ndodhë.

Rakipi: Nuk është detyra ime kjo. PD deri tani nuk ka asnjë zgjidhje. Çfarë do të bëni ndryshe Belind?

Këlliçi: Patjetër që do të shohim veten për një politikë ndryshe me parlamentin, me qytetarët, me insticionet. Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Bushati: Ju qofshi që shkelni atje, që ju rrahin dhe tallni, mos keni hallin e rrogës.

Këlliçi: Nuk është punë rroge, kemi vajtur për të shfrytëzuar atë hapësirë. Por kjo që ndodhi ridimensionon marrëdhënien me parlamentin.

Bushati: Ju qofshi që vazhdoni shkoni atje.

Këlliçi: Djegia e mandateve rezultoi me pasoja katastrofale.

4 Komente

  1. A
    Ani

    Po, pse ti ooo Bmushat, nuk ke hallin e rroges qe na çave trapin 30 e kusur vjet?!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Populli e di se çfar dini te beni ju qe nga 1991 :te shkateroni , te digjni , te vrisni , te akuzoni te djeret duke krijuar babale .Ju jeni kancer per shqiperine dhe per kete arsye populli I dha 83 vota PS per te qeverisur .Me keta shpellare pd nuk ka per te ardhur as nje here ne pushtet .

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bushat bytha

        Millef te madhe ka nipi Hysni Kapos i ritur te prehri i xhaxhi Enver per ndertimin e sistemin pasibe kishte projektuar xhaxhi per ambasadore , ky psikopat , se kuptoje si e marin ne studio per çfare !. Bushat bytha dil ti bashke me trapin Lubonja dhe beje politike meqense je bythe e zgjuar, e provoje edhe Zheji ndjere e gjenjeu mendja dhe mori trapin , ndaj o nipce i Hysni Kapos djali spiunit qepe halene , nese Kellici Po e provone ti ske bithe fare

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapajani

          Ky BQ nip i hisniut..nuk mori dot thelen si drejtor i rtsh,kur erdhi rama ne pushtet,,dhe qe atehere nuk le vend pa' shar e vjedhur vrer kunder rames,,,shyqyr qe i jep nje cop buk rakipi ketij paraziti,,,,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje