Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, reagoi përmes rrjeteve sociale pas seancës së sotme plenare, ku u miratua programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.
“Në seancën e sotme plenare miratuam programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, një hap i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin qeverisës të vendit për ‘Shqipërinë 2030’.
Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën e tij, të mbështetur në Kushtetutë, Rregullore dhe Kodin e Etikës, duke garantuar standarde të larta pune dhe transparence, në përputhje me praktikat më të mira të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian ku synojmë të integrohemi“, tha Peleshi.
Parlamenti nuk mund te funksionoje normalisht, pa ndeshkuar sjelljen fashisto-rrugacerore te bandes se Saliut.