Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore ndaj 2 deputetëve të PD-së

18 Shtator 2025, 14:12Politika TEMA
Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore ndaj 2 deputetëve

Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë zyrtare për marrjen e masave disiplinore ndaj 2 deputetëve të Partisë Demokratike, pas tensioneve të forta që shoqëruan seancën e fundit plenare në Kuvend.

Në kërkesën e firmosur nga deputetët socialistë theksohet se deputeti Gazment Bardhi, dhe më pas edhe Fidel Kreka, kanë kryer akte të papërshtatshme në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe ministrave, duke përdorur mjete të forta, siç dëshmohet edhe nga pamjet filmike.

Në këto kushte, duke u mbështetur në Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit, PS kërkon marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka si dhe mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për të shqyrtuar rastin dhe vendosur masën përkatëse.

Kërkesa e plotë:

“Kërkesë për marrjen e masës disiplinore

Drejtuar: Z. Niko PELESHI

KRYETAR I KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Neni 63, pika 1 gërma d), dhe neni 65/1 pika 1 gërma a), të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 3, gërma ç), dh) dhe e), neni 6, neni 8, pika 2 gërma b) dhe neni 33 i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

I nderuar Kryetar i Kuvendit

Seanca plenare e datës 18 shtator 2025 e Kuvendit të Shqipërisë me rend dite, miratimin e programit politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, përbën një nga momentet më të rëndësishme të legjislaturës.

Kjo seancë përbën aktin e parë institucional që përcakton drejtimin politik dhe përbërjen ekzekutive të qeverisjes së re. Në këtë kuptim, rëndësia e kësaj seance është e veçantë dhe kërkon nga çdo deputet respektim të plotë të detyrimeve parlamentare dhe një sjellje të përputhshme me standardet e dinjitetit dhe përgjegjësisë institucionale.

Referuar rendit të ditës, fjalën e mori Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, për prezantimin e programit politik. Gjatë kohës që Kryeministri ishte në foltore për fjalën e tij, deputetët e opozitës filluan që përmes zhurmave, thirrjeve, rënies me dorë të tavolinave dhe duke u ngritur në këmbë, penguan fjalën që Kryeministri po mbante.

Në këto kushte bllokimi të fjalës së Kryeministrit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në frymën e neneve 52 dhe 66 të Rregullores së Kuvendit, kërkoi pesë minuta pushim, me qëllim rikthimin në normalitet të seancës plenare, duke iu kërkuar deputetëve që po thyenin rregullin në sallë të reflektojnë.

Me rifillimin e seancës plenare, Kryetari i Kuvendit i dha fjalën përsëri Kryeministrit për të vijuar me prezantimin e programit politik.

Në këtë moment deputetët Gazmend Bardhi dhe Klevis Balliu u drejtuan drejt foltores dhe bllokuan folësin të vijojë fjalën e tij. Gjithashtu deputetët Luçiano Boçi, Fidel Kreka, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Saimir Korreshi, Gent Strazimiri, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Ledina Alolli, u drejtuan drejt foltores dhe bllokuan atë.

Deputeti Gazmend Bardhi goditi disa herë me mjete të forta (siç duket qartë në pamje) në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu dhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si deputeti Gazmend Bardhi.

Në këto kushte aspak normale për vijimin e seancës plenare, referuar Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit kaloi në procesin e votimit.

Sa më sipër, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 pika 1 gërma a), të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Nenit 3, gërma ç), dh) dhe e), neni 6, neni 8, pika 2 gërma b) dhe nenit 33 i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:

Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi dhe Fidel Kreka.
Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”.

5 Komente

  1. K
    Keshtu duhet, merrni vendimet ne Kuvend pa pjerdhu

    Bravo PS! Keshtu vazhdoni, mos pirdhni per PD agresive, vec dergojini ne gjykate! Shqiperia ecen perpara, bota sheh dhe denon kermen PD te Sali kriminelit. Ne zgjedhjet lokale PD nuk do fitoje asnje bashki.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Parlament i ri,degjenerata të vjetër.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Diella

      Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emilia

        Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapajane hesapi

          More kryetari I kuvendit, a i kontrolluar breket e asaj deputetes Hoti te Lacit, se Mos ishte ne vrime ndonje shishe benzine? Se è ka zakon ajo, shishe I fut te vrima e perparme.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje