Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kaosit në seancën plenare këtë të enjte, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ai dëshiron një opozitë memece.
Bardhi shprehet se vizioni i Ramës është që parlamenti të mos ketë debat, opozita të mos ketë zë dhe qytetarët t’i lërë pa shpresë, duke shtuar se ai duron “vetëm Diellën që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë.”
"Xhorxh Orwell na tregon se si në një fermë të shtypur, zgjedhjet nuk ishin më vota, por thjesht urdhra të derrave udhëheqës. Kjo që ndodhi sot në parlament ndodh çdo ditë në Shqipëri: njerëzit drejtohen me arbitraritet, me arrogancë, me padrejtësi.
Edi Rama do një opozitë pa zë, dhe pa gojë. Edi Rama do një opozitë memece që të mos flasë për vjedhjet e tij monstruoze. Ky i sotmi është vizioni i tij për demokracinë: parlament pa debat, opozitë pa zë, qytetarë pa shpresë. Ai duron vetëm Diellën, që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë.", thotë Bardhi.
Sipas Bardhit, Diella është një fantazi propagandistike, dhe një “shërbëtore” e korrupsionit në versionin virtual. Më tej, shton se opozita do të vijojë të thotë të vërtetën në çdo formë.
"Opozita nuk është as ksanaksi i Ramës. As Morfina e tij. Ne nuk ia lehtësojmë dot ankthin e tij që gjendet në dosjen e FBI-së për korrupsion ndërkombëtar. Nuk jemi këtu për t’i dhënë qetësi, por për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën. E vërteta është se Diella e Edi Ramës është fantazi propagandistike. Korrupsioni dhe krimi i organizuar është realitet. Diella nuk është vizion, por fasada virtuale për të fshehur vjedhjet e përditshme gjigande të kësaj qeverie. Edi Rama ka klonuar veten si grua, si një iluzion dixhital për të mbajtur pushtetin e korruptuar. Edi Rama, në fakt, çifti Rama në formën e Diellës nuk është teknologji.
Diella është propaganda e paketuar në 3D. Diella nuk është ministër kundër korrupsionit. Diella është shërbëtore e korrupsionit, në versionin virtual. Është një Edi Ramë, që shet Shqipërinë tek 2-3 oligarkë, është një Belinda Balluku që shet tenderat dhe pasuritë e vendit tek 2-3 kriminelë dhe klientë personalë, është një Linda Ramë që përcakton si fitues të qindra milionë eurove 2-3 kompani familjare me familjen dhe pushtetin e bashkëshortit të saj.
Sot kam një mesazh për partnerët e shqipërisë. Aleksandër Solzhenicin thotë diku në një vepër të tij: Ne e dimë që ata po gënjejnë. Ata e dinë që po gënjejnë. Ata e dinë që ne e dimë se po gënjejnë dhe përsëri vazhdojnë të gënjejnë. Ne e dimë që në Shqipëri nuk ka një qeveri të zgjedhur nga vota reale e shqiptarëve. Rama e di. Europianët e dinë. Të gjithë e dimë. Por loja vazhdon. Dhe ky është shkatërrimi i vertetë demokracisë.
Por ne nuk do të lodhemi kurrë së thëni të vërtetën në çdo formë: korrupsioni dhe shërbimi i kësaj qeverie për krimin e organizuar, pastrimi i parave me ligje strategjike nuk duhet të jetë e ardhmja jonë.
Shqipëria meriton drejtësi, jo mashtrim. Dinjitet, jo poshtërim. Meriton Europën e vërtetë, jo kompromiset gjysmake të burokratëve, që heshtin kur Parlamenti dhe Kushtetuta në Shqipëri përdhosen në mes të Europës. Ne do të jemi këtu, derisa të fitojë e vërteta dhe të humbasë korrupsioni me hajdutët e saj në qeveri.", shtoi ai.
Haaa moj Bardha droga ka efekt 30 minuta dhe te bene te vuash gjithe jeten. Te tentosh te vrasesh ne te zgjedhur eshte veper pénale , ti ke tentuar te vrasesh edhe kryeparlamentaren Spiropali me kembenbe karriges nuk denove dhe fillove perseri..pushka top zogu derivsa drejtesia nuk veprone ti vazhdo nje prinde ne Elbasan e vrave indirekt....
Po me këtë sherr dhe dhune që keni siell si model ne kuvend, çfar të mirash kemi ne si zgjedhes. Po sikur ta kishit degjuar deri ne fund si njerez me mend ne kokë dhe jo te kembet, dhe pastaj të diskutonit dhe të gjenit pikat e dobeta të programit,dhe ta hidhnit poshtë me fakte nuk do ishte më mirë??. A nuk do ishte më mirë që unë si votues ta di ku është dobesia e ketij programi që te mos i votoj më keta??. Midis dhunes,sherrit, gjakut dhe flakes, edhe si i djathte, zgjedh më mirë një program me gabime. Thirrini mendjes nese u ka mbetur akoma ne kafkë dhe nuk u ka mare dhenë.
O Bardhi o pederast, po e diskretitoni PD nga dita në ditë. Ik qërohu nga PD o maskara. Je bërë si gore e nuk të pushon goja cdo minuzë. Indinjata jonë ndaj jush ka arritur kulmin. Nuk do ju votoj më dhe do mbyll sytë dhe veshët para cdo debati politik.
S’ke faj ti mor TRAP,u zgjodhe deputet ne listen e mbyllur te Fierit,kur PD-ja jote pesoi nje humbje dermuese ne Qarkun e Fierit,ngelet me tre deputete ne Fier,se ishe i pa zoti te punoje me njerezit e per njerezit!!! Eshte turpi i madh i PD-se qe te zgjodhi nje figure HIC,per kryetar te grupit parlamentar te PD-se,bile jo nje hic,por nje skandal i madh!!!
Bardha nuk bene opozite, qellimi saj eshte te denigroje opoziten dhe po e denigrone , fale Bufit frikacak qe nga frika e zgjodhi kryetare te grupit qe mos ta godiste ne parlament . Bardha do ta denigroje opoziten fale Bufit frikacak