“Opozita ndërpreu programin që qytetarët donin të dëgjonin”, Toni Gogu: Fluturojnë Kushtetutën dhe rregulloren e tregojnë muskujt në Kuvend

18 Shtator 2025, 11:04Politika TEMA
“Opozita ndërpreu programin që qytetarët donin të

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu, foli sot jashtë ambienteve të Kuvendit për miratimin e programit qeverisës për legjislaturën e re, i cili u kalua në pak minuta mes tensioneve dhe në mungesë të debatit parlamentar.

Në një deklaratë për gazetarët, Gogu tha se mazhoranca ishte e gatshme për debat parlamentar, por ishte opozita sipas tij ajo që ndërpreu mbarëvajtjen e seancës me dhunë verbale dhe fizike.

“Nëse ju jeni duke quajtur që veprim demokratik i opozitës është të qëllojë duke fluturuar kushtetuta, duke shfaqur shenja dhune verbale dhe fizike, po ju them që neve nuk do jemi asnjë herë të gatshëm për të qenë të pranishëm në skena të dhunës parlamentare, sepse ky është Parlamenti i shqiptarëve të cilët duan të hynë në BE.

Është opozita që ka ndërprerë programin që qytetarët donin të dëgjonin. Ne ishim aty, ishim gati të qëndronim deri ditën e nesërme, nëse kolegët tanë vijmë me forcën e muskujve dhe i kanosen kryeministrit dhe kabinetit, ne nuk do të jemi as të pranishëm.”, tha ai.

1 Komente

  1. H
    Hopa Bardha

    Bejne ate qe nje mazhorance i pelqen. Bardha i bene keto veprime per te demtuar PD dhe shokun Bufi......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje