Agron Gjekmarkaj: Berisha është një resurs i jashtëzakonshëm i PD, po përballet me korrupsionin dhe skandalet me një forcë të jashtëzakonshme

18 Shtator 2025, 10:08Politika TEMA
Agron Gjekmarkaj: Berisha është një resurs i

Deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, deklaroi se opozita nuk do të mbajë një qëndrim bojkotues në komisionet parlamentare, por do të jetë e pranishme për të denoncuar shkeljet dhe manipulimet që, sipas tij, kryen mazhoranca.

Në një intervistë për RTSH, Gjekmarkaj e cilësoi ndryshimin e rregullores së Kuvendit si “një grusht të vogël shteti brenda parlamentit”, duke shtuar se opozita u përjashtua nga konsultimet. Ai theksoi se qëllimi i qeverisë është “të zvogëlojë rolin dhe peshën” e opozitës në Kuvend.

“Nuk është thjesht një ndarje e re e komisioneve, por një grusht i vogël shteti brenda parlamentit, pasi Rregullorja e Parlamentit është një institucion menjëherë pas Kushtetutës, dhe u ndryshua në mënyrë të njëanshme, pa e konsultuar opozitën dhe pa konsensusin e saj. 

Synimi është të mbyllin çdo mënyrë përfaqësimi të opozitës që të zvogëlohet pesha, ndikimi dhe roli i saj. Ne e kemi refuzuar strategjinë e  bojkotit. Do të jemi prezentë për të dëshmuar shkeljet dhe manipulimet e bëra. Jam i bindur që qeveria do të donte një parlament pa opozitë që të krijonin sistemin e tyre piramidal.

Në çdo vend të rajonit, Komisioni i Integrimit i lihet opozitës që të jetë si një pakt kombëtar dhe të ketë një lloj ekuilibri mes forcave për një çështje kaq madhore, dhe që të biem dakord për parimet themelore. Kjo Shqipëri politike sot flet për integrimin, por në mënyrën e sjelljes dhe realiteti nuk ka asgjë evropiane. Është autoritare, që synon të fikë çdo zë dhe të asgjësojë opozitën nga përfaqësimi ndërkombëtar”, – tha Gjekmarkaj.

I pyetur nëse Partia Demokratike ka nevojë për ndryshime, Gjekmarkaj u shpreh se problemi nuk qëndron tek ndryshimet e brendshme, por tek gjetja e “çelësave të duhur” për të përfaqësuar zërin e qytetarëve. Ai e konsideroi rolin e Sali Berishës si “të domosdoshëm dhe një resurs të jashtëzakonshëm” për PD-në.

“PD ka ofruar debat dhe mendime duke pasur zëra nga më të ndryshme, ndërsa te kampi përballë ka vetëm një zë dhe gjithçka është me regji. Nëse e ndjen nevojën për të ndërhyrë në nivel ndryshimesh e bënë këtë dhe kjo përcaktohet me votën e demokratëve. 

Berisha është i domosdoshëm dhe po përballet në një mënyrë të pakompromis që i paraqiten shoqërisë me korrupsionin dhe skandalet, me një forcë të jashtëzakonshme, si i tillë është një resurs i jashtëzakonshëm për PD. 

Për ndryshim dhe përsosje ka nevojë gjithmonë dhe kjo është nevojë si për PD dhe për partitë e tjera. PD është hapur pafundësisht sa herë është kërkuar, por duhen gjetur edhe çelësat e duhur për të përfaqësuar shoqërinë në nevojën e vetë për ndryshim”, – tha Gjekmarkaj.

Opozita ende nuk ka një vendim për zgjedhjet në Tiranë, por Gjekmarkaj theksoi se PD ka “shumë potenciale intelektuale dhe politike” që mund të garojnë përballë kandidates së socialistëve, Ogerta Manastirliut.

“Ne ende nuk kemi marrë një vendim e si do të sillemi, pasi sapo kemi dalë nga një farsë elektorale dhe në horizont kemi një tjetër. Mund t’ju them që PD ka shumë potenciale intelektuale dhe politike që mund të jenë garues përballë Manastirliut kur të caktohen zgjedhjet”, tha Gjekmarkaj.

Ndërkohë, për çështjen e zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK, ai tha se kjo nuk është diskutuar në forumet e partisë, duke shtuar se SPAK përbën një “mozaik” mes prokurorëve të ndershëm dhe atyre të ndikuar politikisht.

“Nuk është shtruar ky probleme në forumet e PD dhe nuk ka një qëndrim për këtë çështje. SPAK është një mozaik që besoj se ka prokurorë dinjitoz, por ka dhe të tjerë që janë nën ndikime politike dhe PD e ka provuar në kurrize anësinë politike në rastin e zotit Berisha , i cili u mbajt për 11 muaj i izoluar duke dëmtuar opozitën”, – tha ai.

5 Komente

  1. S
    Shqiptar

    Mbajeni,tju rroj!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      E kishit por ne vend te promovonit integrimin flisnit keq per Shqiperine atehere pse duhet ta keni perseri. Harruat qe KE fonte te aprovonte dhe kunder dilnit vetem ju O Gjeke ti e kupton ( nese nuk e kupton atehere je rende fare) lepirja ste lejon Integrimi ne BE eshte nje shtytje qe ne kete vend rregullat te zbatohen e jo te mbeten ne letra pra me mire Ne BE qe Ramen ta kontrollojne sic duhet sesa te tu hedhe ndonje kocke juve e ai te beje sic te doje. Ik futi nje pace me Fahriun tani

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        A Gjekmarkaj Ai e konsideroi rolin e Sali Berishës si “të domosdoshëm dhe një resurs të jashtëzakonshëm” për PD-në. @@@ Roli i saliut është vetëm roli i kriminelit.saliu është resurs i shkatërrimit,i vrasjes,djegies,antikombëtarizmit,i korrupsiinit e vjedhjes.Ai ka qënë është dhe do të mbetet një armik i demikracisë në Shqipëri dhe vet brënda PD-s.Ti,gazi,paçe pilafi fariut,mut noka,gaz bytha,zhelal ziu etj janë një dorë njerzish pa pikë burrërie e personaliteti,jeni servil e bythëlëpirës të një harbuti e gojëndyri e antishqiptari si sali maliku,vëllai i Karaxhiçit serb.Bejtexhi je një një vemje e pështirë që të ngjallë krupën o lafshëgjel e balluke brilantinë.Ik pirdhu ti dhe saliu !Je njeri pa pikë dinjiteti e burrërie,sepse lëpinë atë që ke pështyrë.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pap

          Mos i a vini re fjalet ketij djalit te Hasan Pordhes, i ka thjesht nga emocionet, jo per arsye tjeter!!!! :)

          Përgjigjjuni
          1. k
            kamarieri

            Nuk e3 di se ku e ka bere shkollen ky "profesor" duhet pare se deklaratat e ketij mendoj se jane benzine ne shoqerine idiote te PD , ........

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje