“Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera e Berishës”, Myslym Murrizi: Nga 50 deputetë të PD-së, vetëm 7 kanë vota reale nga qytetarët

18 Shtator 2025, 09:47Politika TEMA
“Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera e Berishës”,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi nuk i ndali kritikat ndaj opozitës.

Në një intervistë në Vizion Plus , Murrizi nënvizoi se po ngre shqetësimet në emër të 7250 qytetarëve që e votuan në 11 Maj dhe të demokratëve që kanë 13 vite në opozitë.

Ai theksoi se nga 50 deputetë që ka PD-ja, vetëm 7 prej tyre kanë vota reale nga qytetarët. Murrizi deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën.

Intervista:

Ku do të dalë Myslym Murrizi me këtë fushatë kritike të ashpërsuar sidomos javët e fundit?

Murrizi: Nëse quhet deklarimi apo thënia me zë të lartë i realitetit sot si kritik, është çështje perceptimi. Varet si e perceptojnë, qoftë militantët, qoftë ata që e kanë votuar dhe tani e votojnë. Secili prej tyre është i lirë që nëse ndihet i fyer nga ana ime t’i drejtohet gjykatës. Unë po ngre një shqetësim në emër të atyre 7250 qytetarëve që më votuan në 11 Maj dhe të atyre 500 apo 600 mijë demokratëve, të cilët kanë 13 vite në opozitë dhe do rrinë deri në 2029.

Është një realitet i hidhur për fat të keq, por realitet ku duhet vendosur gishti në plagë për të korrigjuar ca të mundet brenda PD-së për zgjedhjet e ardhshme. Për fat të keq koha më ka dhënë të drejtë. Kam thënë në korrik që nuk ka deputetë tepër PD që të qerasin grupet parlamentare inekzistente që nuk janë provuar prej 2001 dhe kur i shoh që shpërndahen ato një grusht deputetësh që dolën nga zgjedhjet e 11 Majit, nuk më vjen mirë, se ato janë vota demokratësh.

Keni thënë para disa javësh që edhe që ju do të jeni në Parlament. Ka ndonjë zhvillim të ri? E shihni veten në Parlamentin e ri?

Murrizi: Nuk e shoh unë veten në Parlament, e shohin 7250 qytetarët që më votuan. Dhe më votuan shpirtërisht, sepse unë nuk paguaj lekë për votat. Edhe pse kupolat drejtuese ishin kundër Murrizit. Madje thonin që Murrizi nuk i kalon 2 mijë vota. Ata që nuk kanë asnjë votë nga qytetarët në atë mandat që kanë me vete. Nga 50 deputetë, vetëm 7 deputetë kanë vota qytetarësh.

A keni kontakte me drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike? Si qëndrojnë ata ndaj kritikave tuaja?

Murrizi: S’kam pasur kontakte se unë shkoj vetëm për mbledhje. Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera apo paradhoma e kryetarit. Për çfarë të shkoj atje. Çfarë kam për të thënë, ua them publikisht siç ua kam thënë edhe nëpër mbledhje.

Po bëhen përgatitje për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Disa figura që besohet se mund të ishin kandidatë të mirë për PD po lënë të kuptohet se refuzojnë të angazhohen. Si mendoni ju?

Murrizi: Është ndjenjë frike dhe pasigurie pasi kanë siguruar një karrige në Parlament. Tregojnë haptazi që gjithë qëllimi i tyre nuk ka qenë beteja për të përmbysur Ramën. Ka qenë vetëm për të siguruar një karrige në Kuvend.

8 Komente

  1. A
    Aviva

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni
    1. A
      Amber

      Padłem ofiarą oszustów podszywających się pod influencerów i traderów kryptowalutowych, którzy ukradli miliony USDT z mojej firmy. Pomimo próśb i interwencji władz, nie udało mi się odzyskać środków. Zwróciłem się więc do „specjalistów od odzyskiwania aktywów”, ale oni jedynie żądali niekończących się opłat bez rezultatu. W końcu trafiłem na dyskusje na temat Trustwavehackerstech (TWHT) na forum, gdzie ludzie z różnych krajów dzielili się swoimi sposobami odzyskania skradzionych pieniędzy. Choć początkowo wahałem się, skontaktowałem się z nimi za pośrednictwem Trustwavehackerstech2 @ gmail.com. Po wielu zapewnieniach i dowodach zgodziłem się na ich warunki. Ku mojej uldze, TWHT z powodzeniem odzyskał każdy stracony grosz. Byli profesjonalni, godni zaufania i pracowali sprawnie. Piszę tę recenzję, aby pomóc innym unikać oszustw i upewnić się, że istnieje realna pomoc. Podzielenie się tą historią może uratować kogoś przed finansową ruiną.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Myslim ke shumë të drejtë por gabimi është se ti shan qeverinë dhe Ramën.Jo se ata po bëjnë vezë të kuqe por sepse partia demokratike nuk është më parti.Ti edhe disa të tjerë dilni hapur kundër Berishës që ai të largohet sepse ska çtë japë më.Kjo duhet të jetë e para për juve që jeni kundër të larogehet me hir apo me pahir dhe pastaj shaheni Ramën.Prandaj mblidhuni dora juaj që jeni për largimin e Berishës,Nokës,Palokës,Vokshit,Balliut ,Bardhit etj dhe regulloni punët pastaj është më e lehtë lufta me Ramën.Qeveria nuk bie kur protestojnë deputetët apo sillen si gangsterë në parlament.Qeveria bie kur ngrihet në këmbë populli si në 1997.Në asnjë vënd nuk protestojnë partitë.Protestat i bën populli dhe shumë herë nuk kërkojnë qeveri tjetër por kërkojnë që qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.Pra qeveria bie me votë kudë dhe mos mendoni se do vini në pushtet kur dalin dhjetë deputetë dhe bllokojnë rrugët.Kështu populli ju uren dhe largohet...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pule e kuqe , bishtezeze ...

          Dominimi i arenes , I asaj hapsire te shenjte ku lind , mekohet e harliset liria prej ketyre astapodheve , sic thoshnim dikur pleqte andej nga Laberia , te tipit Murrizi , dashosule e merre-merre , deshmon se shpresa per mbrothesi eshte varur ne vesh te lepurit ( edhe kete njesi frazeologjike , njeherazi dhe metaforike , nga te paret e mi e Kam degjuar . E sakte dhe e bukur , apo Jo?)

          Përgjigjjuni
          1. U
            Une

            Murro, a i njeh zgjedhjet e 11 majit e parlamentin e dale prej tyre? Je a jo per pjesmarrje te opozites ne ate parlament? Ja, keto dil e thuaju demokrateve or kry-qyp e mos pirdh kot te shfryhesh.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kujtim

              Një nga të mirat e këtyre zgjedhjeve është se nuk do të dëgjohet me zhurma e më reshjeve të ndryshkura Murrizi.

              Përgjigjjuni
              1. p
                pjetermustakbardhi

                Shume debil ky idioti,po me idiote ata qe qe e fusin ne lista deputetesh kete psikopat.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Laluci

                  Shko shko provoje tek dera e Sali halese pa e merr vesh mire kur te te leshohen ata maloket Tropojane koken tere me xhunga te ti thyejne koskat ..

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje