Ka nisur seanca e sotme parlamentare, e cila pritet të jetë një seancë maratonë për punimet e Kuvendit, ku kryeministri Edi Rama po prezanton programin e qeverisë së tij për periudhën 2025–2029.
Gjatë fjalës në Kuvend, Rama tha se 83 mandatet janë një borzh i jashtëzakonshëm ndaj atyre që votuan PS-në. Një koment bëri edhe për opozitën.
“Si folësi i parë i kësaj legjislature të re, në këtë pjesë vendimtare të rrugës së shqipërisë evropiane, ti përcjell urimin tim për një drejtim sa më të suksesshëm të kuvendit, kryetarit të ri Niko Peleshi. Urime dhe suksese.
Unë nuk jam këtu sot për të kryer formalitet votëbesim të qeverisë së re, me mbështetjen aritmetike të një shumice të pazakonshme në këtë sallë, dhe dua t’i them shumicës se jo një mandat, por vite të tëra politike, nuk mjafton për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetje janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm psër mandatin e 4.
Borxh që duhet ta marrim përsipër cdo dite jo me fjalë por me një vijë të re sjelljeje, qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në cdo drejtim, durim. Vullnet e energji të reja në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri.
Pakicës dua ti’ them se nuk është puna jonë cfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi.“, u shpreh Rama.
Ne qytetareve, na mbeti vec kenaqesia te shohim si kacafytyn dy hordhi islame-komuniste, Shqiperi ngrenese, per te ndare prene: Shqiperine e drobitur, me ata pak skllever te mbetur brenda saj.
ik or skorions, edit ti hash topet.
Bravoooooo kryeminister. Nuk jane zgjedhur te bejne rrugaçin por te perfaqesojne denjesisht votuesit .
jam i bindur se KM, borxhin e madh sic shprehet ai ndaj zgjedhesve qe i dhuruan sipas atij shumicen absolute prej 83 votash do ua shperbleje me fadromat mbi cati, me burgosje per ndonje fature te papaguar energjie apo riparim shtepie e deri per kotec pulash, me arrogancesn e pushtetit, me zbatimin selektiv te ligjit, me ngritjen e cmimeve ushqimore dhe te karburanteve, me luksin e shfrenuar qeveritar, me korrupsionin e gjitheperhapur ne te gjitha deget e qeverisjes, me pasigurine per jeten dhe pasigurine juridike, me ngushtimin e hapesirave per opoziten dhe sidomos per popullin opozitar i cili gjithenje e me teper do te trajtohet si popull i dores se dyte dhe defakto i paperfaqesuar pasi perfaqesuesit e tij ne parlament as nuk perfillen, as nuk u degjohen kerkesat as nuk kane asnje akses ne vendimmarrje.
Po ti si pensionist nuk besoj se ke zene hapsira. Ti ke te te drejte per rritje pensioni.