Pallati i konfiskuar në Vlorë, vihen nën hetim për ndërtim të paligjshëm administratori dhe investitori

15 Korrik 2025, 13:55Kronika TEMA
Pallati i konfiskuar në Vlorë, vihen nën hetim për

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar për pallatin në të cilin zbarkoi ditën e djeshme IKMT-ja dhe vendosi që të konfiskohej, ashtu siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e kryeqytetit.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për investitorin dhe administratorin e këtij objekti që po ndërtohet në kushtet e shkeljes së lejes së ndërtimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. H., 53 vjeç, dhe E. A., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi në cilësinë e investitorit dhe administratorit të një subjekti ndërtues, këta shtetas u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, Vlorë”, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

2 Komente

  1. 1
    1

    Fjale dhe vetem fjale.Flak kashte eshte.Shpejt do shuhet

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andoni Zubizarreta Urreta

      Ligji dhe vetem ligji, dite e perdite, kurre te mos shuhet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje