Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit. I riu theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet, gjatë natës së 14 korrikut në lagjen "Emin Matraxhiu".
19-vjeçari u kap në rrugën "Kastriotët", në Tiranë, ndërsa makina e grabitur u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas njoftimit për vjedhjen e një automjeti, në lagjen "Emin Matraxhiu", kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në kuadër të operacionit “Cooperation”, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe i koordinimit të punës mes Policisë së Elbasanit dhe Policisë së Tiranës, në rrugën "Kastriotët", në Tiranë, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit E. B..
Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale "Vjedhja" dhe dyshohet se më datë 14.07.2025, gjatë natës, në lagjen "Emin Matraxhiu", ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases Xh. Sh.
Nga verifikimet rezultoi se autori e drejtonte automjetin, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Vjedhja" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Një 19 vjeçar koqe kandari ka bërë kete e ka bërë atë. Jam kurioz çfare babai trap do ketë patur ky kllufi.