Patrullat e përbashkëta të policisë italiane dhe shqiptare po operojnë në zonat bregdetare në Durrës dhe Vlorë, një traditë partneriteti dhe miqësie, si dhe model bashkëpunimi, që kanë si qëllime rritjen e sigurisë publike në pikat me fluks turistësh.
Ambasadori i Italisë në Shqipëri Marco Alberti, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilluan një vizitë ku takuan patrullat e përbashkëta shqiptaro-italiane që operojnë në zonat bregdetare të Durrësit.
Në fjalën e tij, kreu i policisë së Shtetit, Ilir Proda theksoi forcimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në shërbim të qytetarëve për krijimin e një klime të sigurt për pushuesit italianë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion si dhe lehtësimin e komunikimit me vizitorët dhe turistët e huaj.
“Siguria është pasaporta e imazhit të vendit tonë dhe, në këtë drejtim, prania juaj në terren është një mesazh i qartë: Shqipëria është e sigurt, mikpritëse dhe e hapur. Patrullimi i përbashkët është një model i suksesshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një garanci konkrete për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve”, tha Proda.
Ambasadori italian falënderoi drejtorin dhe punonjësit e Policisë së Shtetit për punën e përbashkët, si dhe u shpreh se pjesëmarrja e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë mirëseardhje është “nder dhe privilegj”.
Në Durrës, pikën simbolike të takimit ndërmjet dy shteteve, Ambasadori u shpreh gjithashtu:
“Ky bashkëpunim nuk është njëkahësh; gra dhe burra të Policisë shqiptare do të jenë së shpejti të pranishëm në Itali, pasi qëllimi ynë është të intensifikojmë shkëmbimin e aftësive dhe eksperiencave profesionale mes dy policive”, tha Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti.
Në përfundim të vizitës, Drejtori Proda garantoi Ambasadorin se Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe përballë sfidave të përbashkëta në fushën e rendit dhe sigurisë.
Drejtori Pergjithshrm Proda, "Drejtuesi Madhor" i Policise se Shtetit eshte ai qe e ka emruar Nen/Komisar Ulian SHPATARAKU, te cilin proda nga grada Komisar qe mund te merrte u katapultua ne Drejtues (per "pozicione/cilesi te veçanta"- dhe u emerua Asistent i Drejtorit te IT). Se ç'lidhje ka ky birbo i deportuar nga UK ne 2019 dhe qe u "pastrua" me urdher nga lart nga Met RUMULAKU i AMP si dhe Pllum Seferi i Interpolit. Sot ai pret te behet Drejtor i Korçes. Arroganca e ketij halabaku qe perdor simbolet dhe mjetet e policise (nje cop muti ordiner me makine me fenelina, me shofer dhe i eskortuar nga mjetet e OPERACIONALES- per çfare i duhen kur ai eshte emeruar adistent i drejtorit te IT???) bredh jo vetem neper Elbasan e Tirane por ben ligjin dhe te fortin me kedo qe i del perpara. Askush ne Policine e Elbasanit nuk guxon te kryej 1 veprim pa lejen e Shpatarakut, biles edhe drejtori drejtorise eshte nje kukull qe shijon vetem karriken. PRODA/pordha shijon te ardhurat nga call center apo bizneset e tjera te paligjeshme qe i sjellin çdo muaj mvartesit e vet dhe njesoj si drejtori Elbasanit nuk i interesojne punet e policise. A me thoni dot sa KG DROGE jane kapur deri me sot nga Policia qe SHPATARAKU drejton?????
Paske shku per lesh ere miko. Çere karin po thu? Kush e ka rrujt k@rucin per policine qe ta rruj Ramoviqi. Po per ata emra qe thu ti as qe kendohen neper qitapet e trafiqeve te "legalizuara" nga Gysi i narkoshtetit dhe rregulluara ligjerisht nga Don Agaçi i kryekarit te PS.
Na eshte bere Durresi dhe Elbasani si Tropoja dhe Kukesi ne kohen e larg-qoftit S' hale KERMES