Një 60-vjeçar banues në fshatin Helmës të Kavajës është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka djegur 10 hektarë tokë.
Blutë bëjnë më dijë se shtetasi me iniciale Y.T., iu ka vendosur zjarrin disa pemëve të prera dhe si pasojë e erërave të forta flakët janë përhapur me shpejtësi dhe si pasojë janë djegur 10 hektarë tokë, në pronësi të tij, dhe 30 pemë ulliri.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënie, shtetasit Y. T. Ai dyshohet se iu ka vënë zjarrin disa degëve të pemëve të prera dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 10 hektarë tokë arë, në pronësi të tij, dhe 30 pemë ulliri.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. T., 60 vjeç, banues në fshatin Helmës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Ky njeri debil duhet të proçedohet penalisht per mungesë truri të permasave kriminale. Duhet denuar me ligj budallalleku i permasave.te tilla. :-)