Përfshihet nga flakët makina në Korçë, dyshimet e para

26 Prill 2025, 16:35Kronika TEMA
Përfshihet nga flakët makina në Korçë, dyshimet e

Përfshihet nga flakët një makinë në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia vendore, makina ka qenë e parkuar në këtë lagje, ndërsa përfshirja nga flakët ditën e sotme dyshohet të ketë ndodhur për shkak një defekti.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka dëme në njerëz. Makina tip "Peugeot", me targa AA510IF pothuajse është shkrumbuar e gjitha.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes dhe pritet akti i ekspertimit piroteknik.

Gjithashtu në pyetje po merret edhe pronari i mjetit, për të dhënë deklarime për dinamikën dhe nëse ka dyshime.

 

 

 

Lini një Përgjigje