
Rreth 5 mijë persona, të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra të ndryshme penale, janë përgjuar gjatë vitit 2021, një numër ky rekord krahasuar statistikat e viteve të mëparshme. Rreth 1 500 persona janë përgjuar gjatë vitit të kaluar vetëm nga SPAK, ku si rezultat i përgjimeve është arritur në arrestimin e 179 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale që janë në kompetencë të SPAK, siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Bilanci reflektohet në raportin veprimtarisë së SPAK për vitin 2021, raport i cili do të paraqitet për shqyrtim në Kuvend dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Më 24 mars 2021, në SPAK ka nisur të funksionojë Zyra e Përgjimit bashkë me Bërthamën Komanduese Elektronike. Ndërkaq, 9 oficerëve të Policisë Gjyqësore që punojnë për llogari të SPAK vetëm për përgjime, u janë bashkuar edhe 7 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK thotë se dekonspirimi gjatë vitit 2021 ka qenë zero.
“Në periudhën që analizojmë nuk ka ndodhur asnjë rast dekonspirimi i të dhënave të përfituara nga interceptimi. Oficerët e policisë gjyqësore/Hetuesit e BKH të Strukturës së Përgjimit të Komunikimeve Elektronike, krahas detyrimit për kalimin e informacionit në kohë dhe në dinamikë dhe përgatitjen në kohë të transkripteve të shkruara të materialit të përgjuar, garantojnë dërgimin e menjëhershëm të tyre prokurorit që ka kërkuar përgjimin. Numri i personave, të cilët mund të njihen me materialin e përgjuar është i kufizuar. Materiali i përgjuar nuk i vihet në dispozicion asnjë personi, i cili nuk ka kërkesë zyrtare ose nuk është i autorizuar për të marrë këtë informacion”, thuhet në raportin e SPAK.
Ndërkaq, për llogari të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, gjatë vitit 2021, janë përgjuar 3412 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale, në kuadër të 655 procedimeve penale. Këta persona kanë përdorur 3664 telefona. Vetëm dy raste, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorit për vendosjen e dy personave nën hetim. Ndërkaq, në 58 raste, prokurori ka vendosur të ndërpresë vetë përgjimin me vendim të motivuar.
Gjatë vitit 2020, SPAK ka përgjuar rreth 1 mijë persona, ndërsa prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm rreth 3 500 persona.
Ndërkaq, SPAK paralajmëron përshkallëzimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit gjatë vitit 2022.
“Prokuroria e Posaçme është e vendosur të forcojë dhe konsolidojë arritjet e saj dhe gjatë vitit 2022. Prokurorët, hetuesit dhe stafi administrative janë të përkushtuar në maksimum në objektivat e vendosura dhe arritjen e tyre. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizimit, pastrimit të parave dhe konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal do jenë prioritete kryesore në punën tonë”, thuhet në dokumentin e SPAK./shqiptarja.com.
zotnia e tij Karja si kryekar i Bandes Spak duhet me na deftu n'se ka pergju bisedat e Bandes se Lalzit ,kur bajshin Planet per vrasjen e Pronarit te Tokabve te Llazit gjyqtarin Konomi _ku edhe ky vet ka ndertu Vilan e tij dhe perse nuk i ka denoncuar ? Kush fallsifikoj Pronat e Lalzit dhe perse nuk flitet per Vrasjen Atentatin mafdioze te Gjyqtarit zontina juej Karja qeni besnik e Kryekriminelit te Bandes se Lalzit ? A mnos jeni vet pjes se Grupit te Atentatit ndaj Gjyqtarit Konomi dhe kush ju a dhuroj juve zontia juej Karja token ku keni ndertu Vilen ne Lalz ?????????????????????? Presim pergjigje :Ju lutemi tregoni koherent dhe mos na bani Gangasterrin ktu se kena pa ma trima se ju te Bandes se Lalzit na
spak nuk po denon ata qe nuk kane nevoje tu pergjojne telefonat.
Pergjojne gjithe miletin e arrestojne ndonje cironke diku sa per qene brenda kto deficentat e spakkakes. Shif ftyren e ketij hetuesit te komunizmit e nxirr perfundim vete secili!