Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo raportoi në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, mbi aktivitetin e institucionit gjatë vitit 2021.
Në raportimin e tij, Drejtori Bendo theksoi se, referuar Strategjisë së Zhvillimit 2020- 2023 dhe Strategjisë së Burimeve Njerëzore 2020-2023, SHISH ka realizuar procesin e rekrutimit të kandidatëve të rinj, duke përzgjedhur e diplomuar punonjës të rinj, me shkollim shumë të mirë, që ndoqën me sukses edhe kursin bazë të përgatitjes profesionale të linjës informativo-operative.
Bendo nënvizoi se, “SHISH ka përmbushur detyrat ligjore, ka vijuar me konsolidimin e strukturës së re, ka rritur dinamizmin dhe cilësinë e informimit për autoritetet e larta shtetërore dhe ka rritur shkëmbimin e informacionit me agjencitë ligjzbatuese në nivel qendror e vendor për kundërvënie konkrete e domethënëse.
Gjithashtu ka vijuar dhe zgjeruar bashkëpunimin me shërbimet partnere, sipas niveleve dhe fushave të miratuara”. Bendo theksoi se, Shërbimi i kundërvihet veprimtarisë dhe aktiviteteve informative, të drejtuara nga shërbime informative e të sigurisë të shteteve jo-mike, kundër interesave të Shqipërisë e NATO-s.
Ndër të tjera , në fjalën e tij, Drejtori i SHISH-it theksoi: “Veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik.
Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre. Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, konvencionale (klasike) dhe jo[1]konvencionale që përfshijnë propagandën, dezinformimin, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike”.
Po cfare SHISH-i o te uruar nje cop mbetje e bajges se ish sigurimit ka mbetur,njerez pa integritet pa moral,me veset me te ndyra trazhguar nga koha e komunizmit. Dhe te mendosh se keto vemje kane ne dore sigurine kombetare,hahahahh Nje aleance mes agronomve dhe veterinerve te kohes se Sali Topuzit,dhe ish oficerve te sigurimit me kurs gjashte mujor te Enverit,dhe prite kondra zbulim,pra perpjasje profesionale me sherbimet intelegjente te shtetve te tjera.Keto i ke thjeshte thashethemxhinje,intrigant,sahanlepires.Edhe kjo kuklla nga Korca ne rugen e te parve po ecen!

A pa pa, keta jane me keq se policet dhe ushtria ,marin rrogat qyl dhe rine kafeneve ,keta duhet te shkrihen fare bashke me ushtrine ,se jo vetem qe paguhen nga taksat tona me rroga maramendese ,po as jane efikase ,dhe ne kohe lufte ne s kemi asgje ,dhe keta do ikin te paret ,keta bythqirat qe marin rroga nga 5000 euro